Transmetuar më 20-10-2026, 23:02

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Një protestues i plagosur rëndë nga goditja me plumb gome gjatë përplasjeve me policinë në Tiranë është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas të dhënave të bëra publike nga aktivisti Ervin Resuli, i plagosuri ka pësuar një plagë prej rreth 5 centimetrash në zonën e abdomenit (barkut). Mjekët raportojnë dëmtime të konsiderueshme të indeve të buta, si dhe ekzistojnë dyshime për depërtim të thellë të projektilit drejt organeve të brendshme.

Ngjarja vjen pas përdorimit të mjeteve të forcës, gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës nga Policia e Shtetit për shpërndarjen e turmave në disa pika të kryeqytetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit