

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Hetimet për ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet i pajetë brenda një automjeti tip “Volvo” pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, kanë marrë një kthesë të re.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të kamerave në zonë, është shtuar dyshimi se 46-vjeçari është vetëvrarë. Nga pamjet në kamera duket vetëm një e shtënë.
Sakaq, arma me të cilën dyshohet se u vetëvra 46-vjeçari është gjetur brenda makinës, ndërsa pas të shtënës mësohet se makina ka qëndruar në vend.
Pavarësisht dyshimeve fillestare për një atentat me armë zjarri, autoritetet hetimore po vijojnë veprimet me pistën kryesore atë të vetëvrasjes.
Nga këqyrja ekspertizës mjeko-ligjore dhe vendngjarjes rezultoi se plumbi e ka prekur viktimën në pjesën e gojës me tejshpim në kokë, ndërsa arma e zjarrit është gjetur brenda në automjet.
Sipas verifikimeve të policisë, 46-vjeçari me origjinë nga Kavaja nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






