

Burri 46 vjeçar nga Kavaja, ishte duke ecur me një makinë tip Volvo kur befas u qëllua në lëvizje e sipër, me armë zjarri.
Skena ishte e rëndë, me makinën që përfundoi jashtë kontrollit dhe në gjendje të lirë është përplasur me murin e një pallati në rrugën Mihal Popi pranë stadiumit Dinamo te blloku 1 Maji, fare pranë zonës së Komunës së Parisit.
Duket se qitja ne armë zjarri është bërë me silenciator sepse disa banorë tha se nuk dëgjuan të shtëna por zhurmën e përplasjes së makinës që u ndal te muri i pallatit.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






