

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Komunës së Parisit”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një person brenda automjetit të tij.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:20 në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të llojit “Volvo” shtetasi Ismet Habili (I. H.).
Nga këqyrja e parë e vendngjarjes dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale në vendngjarje për të mbledhur provat materiale, sqaruar rrethanat e plota të ekzekutimit, si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






