Transmetuar më 20-10-2026, 21:34

Identifikohet viktima në Tiranë, Ismet Habili u gjet i vrarë brenda një “Volvo”

Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete mbrëmjen e sotme brenda një automjeti në Tiranë.

Viktima është Ismet Habili, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se është vrarë me armë zjarri, raporton noa.al.

Ngjarja u raportua rreth orës 20:20, kur në Sallën Operative mbërriti njoftimi për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe brenda një automjeti tip “Volvo” gjeti shtetasin me iniciale I. H., pa shenja jete.

Nga verifikimet e mëtejshme u bë i mundur identifikimi i viktimës si Ismet Habili.

Sipas Policisë, dyshimet e para janë se Habili është qëlluar me armë zjarri, ndërsa rrethanat dhe dinamika e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit