

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Tensione të reja po regjistrohen rreth orës 21:20 pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku përballja mes protestuesve dhe efektivëve të rendit është përshkallëzuar sërish.
Protestuesit kanë hedhur lëndë piroteknike, fishekzjarrë dhe koktej molotovi në drejtim të forcave të policisë të dislocuara në këtë zonë.
Kjo vatër e re përplasjeje pason ndërhyrjet e mëhershme të forcave të rendit përpara godinës së Kryeministrisë dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa raportohet se policia ka kryer disa shoqërime të reja të pjesëmarrësve në protestë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






