Transmetuar më 20-10-2026, 20:53

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Tensione dhe përplasje të reja janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur lëndë plasëse molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë.

Paraprakisht, forcat e rendit përdorën ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën që po qëndronte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u larguan nga bulevardi kryesor duke u shpërndarë në disa drejtime, ndërsa vijuan goditjet me molotov ndaj forcave të policisë pranë zonës së Katedrales.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit