Transmetuar më 20-10-2026, 18:43

FIER, 20 Tetor 2026 — Një aksident rrugor është regjistruar sot në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk në Fier, ku janë përplasur një betoniere dhe një automjet transporti.

Si pasojë e përplasjes, betonierja ka dalë nga rruga, ndërsa njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar frakturë në krah. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcave të Policisë së Shtetit për të rregulluar lëvizjen e mjeteve pas vështirësive të krijuara në trafik, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit