

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të martë lirimin e 13 personave të arrestuar gjatë përplasjeve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet, duke zëvendësuar masën e arrestit me masa më të lehta sigurie.
Për 12 prej të hetuarve, Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” në prokurori. Ndërsa për njërin nga protestuesit u vendos edhe masa e ndalimit të afrimit pranë institucioneve publike si dhe mospjesëmarrja në tubime pa autorizim të caktuar gjyqësor.
Të lidhur me ngjarjet e protestës studentore të nisur më 13 tetor, 13 personat dyshohen për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës. Edhe pse e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, trupi gjykues urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga ambjentet e izolimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






