

Një nënë në Fier ka sulmuar edukatoren pasi e akuzon se i ka dhunuar fëmijën 4 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, edukatorja 44-vjeçare, me inicialet E. P., dyshohet se ka keqtrajtuar në ambientet e kopshtit një fëmijë 4-vjeçar, djali i një 29-vjeçareje me inicialet E. L.
Nga ana tjetër, nëna e fëmijës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Të dyja janë proceduar penalisht, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet përkatëse.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






