

OSBE/ODIHR ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi episodet e dhunës gjatë protestave që prej tetë ditësh po zhvillohen në Tiranë, ku studentë dhe të rinj kanë dalë në rrugë për të shprehur kërkesat e tyre.
Përmes një reagimi publik, organizata u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.
“Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në reagimin e OSBE/ODIHR.
Deklarata vjen në një moment kur protestat në kryeqytet janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe me incidente të dhunshme.
Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, 271 persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me protestat, mes tyre edhe të mitur.
OSBE/ODIHR thekson rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe të respektimit të standardeve që garantojnë të drejtën për protestë, ndërsa çdo pretendim për përdorim të paligjshëm të forcës duhet të marrë përgjigje përmes hetimeve të pavarura.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






