

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në një takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, në një kohë kur vendi po përballet me protesta.
Në takim marrin pjesë ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt, ambasadorja e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, si dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner.
Pjesë e takimit me kreun e shtetit janë edhe dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me tematikën e diskutimeve dhe çështjet që po trajtohen gjatë takimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






