

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa protestuesit janë pozicionuar në bulevardin kryesor, përpara Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, një grup protestuesish ka shkulur strukturën e stacionit të autobusëve urbanë, që ndodhet pranë godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, disa të rinj të tjerë kanë shkulur edhe një kosh basketbolli pranë parkut në zonën e Tajvanit.
Situata në kryeqytet vijon të shoqërohet me incidente dhe dëmtime të elementeve të hapësirave publike, ndërsa protesta vazhdon.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






