Transmetuar më 20-10-2026, 14:26

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi disa protestues të rinj kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit.

Të rinjtë, disa prej të cilëve me kapuçë dhe fytyrë të mbuluar, janë parë duke marrë gurë nga trotuari dhe duke i hedhur drejt ndërtesës, e cila paraqet shenja dëmtimesh.

Pavarësisht vendosjes së mbrojtëseve metalike në katin e parë, në fasadën e godinës vërehen dëmtime të dukshme. Ndërkohë, raportohet se disa prej protestuesve kanë hyrë edhe në oborrin e institucionit.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa zhvillimet para Ministrisë së Arsimit mbeten në dinamikë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit