Transmetuar më 20-10-2026, 13:13

KAJRO — Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në autostradën që lidh kryeqytetin e Egjiptit me pjesën jugore të vendit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në kilometrin e 55-të të rrugës perëndimore të shkretëtirës Kajro-Assiut, pranë hyrjes së rrugës rajonale drejt Gizës, ku një autobus udhëtarësh u përplas fort me një kamion të rëndë transporti.

Lidhur me ndërhyrjen e menjëhershme dhe masat e marra, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossam Abdel Ghaffar, konfirmoi dërgimin e menjëhershëm të ndihmës mjekësore në vendngjarje:

"28 ambulanca u dërguan në vendin e aksidentit në kilometrin e 55-të të rrugës perëndimore të shkretëtirës Kajro-Assiut. 30 persona të plagosur u transferuan në spital për ekzaminim dhe trajtim mjekësor."

Ministri i Shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffar, udhëzoi spitalet pranë zonës të rrisin nivelin e gatishmërisë për emergjencat, ndërsa autoritetet egjiptiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit