

KIEV — Sulmet ushtarake ruse kanë shkaktuar sërish viktima dhe dëme të mëdha materiale në rajonet e Kievit dhe Harkivit në Ukrainë, ku katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarret e rëna pas goditjeve.
Sipas njoftimit zyrtar nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, forcat ruse goditën me artileri e raketa një ndërtesë prodhimi dhe magazinimi në distriktin e Obukhivit në rajonin e Kievit. Sulmi shkaktoi një zjarr masiv, i cili u shua pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërsa nga rrënojat u nxorën tre trupa pa jetë dhe gjashtë të lënduar. Ndërkohë, në rajonin verilindor të Harkivit, pesë persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dronë në qytetin e Iziumit.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi kryerjen e sulmeve, duke deklaruar se objektivi i forcave të saj ishte infrastruktura logjistike dhe portuale e Ukrainës.
Sipas palës ruse, goditjet shënjestruan anije mallrash që përdoreshin për transportimin e furnizimeve ushtarake, si dhe qendra të rëndësishme logjistike e transporti në Khmelnytskyi, Kovel, si dhe në portin e Reni-t në rajonin e Odesës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






