

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një lëvizje të papritur duke nxjerrë karriget në mes të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku u ka bërë thirrje publike studentëve protestues për të ukur në një tryezë dialogu të drejtpërdrejtë.
Nisma e kreut të qeverisë vjen menjëherë pas ditëve të tensionuara të protestave në kryeqytet dhe rrethe, të cilat u shoqëruan me përplasje me forcat e rendit, shoqërime masive dhe akuza të shumta nga opozita e shoqëria civile për dhunë policore ndaj të rinjve e studentëve.
Përmes kësaj ftese në ambient të hapur, kryeministri kërkon të hapë një kanal komunikimi me manifestuesit për të diskutuar kërkesat e tyre, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi i drejtpërdrejtë i studentëve dhe nëse ata do ta pranojnë ftesën për përballje publike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






