Transmetuar më 20-10-2026, 07:46

SHBA, 20 Tetor 2026 — Modelja dhe stilistja e njohur Sahara Ray ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në spital, e rrethuar nga familjarët e saj, sipas një deklarate zyrtare të lëshuar nga familja.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht. Megjithatë, Page Six raportoi se ajo vdiq nga një mbidozë fentanili.

Modelja australiane mori mbidozë të opioidit sintetik të premten dhe u dërgua me urgjencë në një spital të Los Angelesit ku u vu në aparatura për mbështetjen e jetës, raportoi Daily Mail.

Familja e saj mori të dielën vendimin për ta hequr nga aparaturat që e mbështesin në jetë, tha një burim i brendshëm për median.

E bija e legjendës australiane të sërfit Tony Ray, ajo fitoi vëmendje ndërkombëtare për karrierën e saj në modeling dhe lidhjen me këngëtarin Justin Bieber.

Modelja e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj duke udhëtuar midis Australisë, Kalifornisë dhe Hawaiit.

Në vitin 2024, Sahara foli hapur për betejën e saj me sindromën Guillain-Barré — një çrregullim i rrallë neurologjik që e la pjesërisht të paralizuar pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Ray ishte gjithashtu sipërmarrëse, duke drejtuar markën e saj të rrobave të banjës “Sahara Ray Swim” dhe duke grumbulluar afër 900 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Ndarja nga jeta e modeles vjen vetëm pak muaj pasi ajo u bë nënë për herë të parë, pasi në janar të këtij viti njoftoi lindjen e vajzës së saj, Snow.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit