

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një tjetër minimum historik në fillim të kësaj jave, ku sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.1 lekë.
Rënia vjetore e kursit Euro-Lek ka arritur në 6.1%.
Ekspertët e tregut valutori e lidhin këtë rënie me kërkesën e dobët për Euro kundrejt një oferte të lartë në treg, e ushqyer nga prurjet e turizmit, transaksionet automatike bankare në valutë, si dhe përmirësimi i Bilancit të Pagesave.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente shënoi rënie prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa investimet e huaja direkte u rritën me 50%, duke arritur në 1.144 miliardë euro.
Për të frenuar presionet mbiekspertuese mbi monedhën vendase, Banka e Shqipërisë ka rritur blerjet e valutës në treg. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, Banka Qendrore ka blerë gjithsej 663.6 milionë euro, ku vetëm në tremujorin e dytë blerjet arritën në 524 milionë euro.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






