Transmetuar më 20-10-2026, 07:38

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar publikisht ndryshimin e emrit të shtetit të New Mexico në “New America”, me pretendimin se ky hap do të rriste prestigjin e rajonit dhe do të sillte përfitime ekonomike për banorët.

Përmes një postimi në platformën "Truth Social", Trump kërkoi zbatimin e menjëhershëm të këtij ndryshimi, duke argumentuar se shteti amerikan nuk duhet të ngatërrohet me Meksikën.

Presidenti pretendoi se emërtimi i ri do të ndikonte pozitivisht në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të të ardhurave, pa paraqitur të dhëna apo prova mbështetëse për këto parashikime.

Në të njëjtin reagim, Trump riktheu akuzat për manipulime zgjedhore në këtë shtet, duke lidhur propozimin për riemërtim me nevojën për ndryshime në procesin e votimit.

Ndryshimi zyrtar i emrit të një shteti amerikan kërkon procedura të ndërlikuara ligjore dhe kushtetuese, përfshirë miratimin nga institucionet federale dhe autoritetet e vetë shtetit përkatës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit