

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Numri i personave që kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve gjatë protestave në Tiranë ka arritur në 310, që nga nisja e tubimeve më 13 tetor. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, mes të lënduarve janë 191 punonjës të Policisë së Shtetit, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.
Për sa i përket zhvillimeve të ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën katër kalimtarë. Një përfaqësues i një medie ndërkombëtare dhe një qytetar u larguan pas marrjes së mjekimit në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy kalimtarë të tjerë vijojnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë trajtim mjekësor tre persona: një efektiv policie, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias, të cilët paraqiten në gjendje shëndetësore stabël. Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin e situatës në strukturat spitalore të kryeqytetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






