Transmetuar më 19-10-2026, 22:44

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Në ditën e shtatë të protestës studentore në kryeqytet, Policia e Shtetit ka vijuar me valën e shoqërimeve dhe arrestimeve të personave të përfshirë në tubime, mes të cilëve edhe shtetasin Pashk Paluca, me origjinë nga fshati Gojan i Vogël i Bashkisë Pukë.

Sipas të dhënave, i riu është person me aftësi të kufizuara dhe jeton në kushte të vështira ekonomike e sociale vetëm me gjyshen e tij.

Pas arrestimit të kryer gjatë ditës së sotme në Tiranë, gjyshja e të riut ka bërë apel publik për lirimin e tij nga ambjenti i paraburgimit, duke ngritur shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore dhe pamundësinë për të përballuar ndalimin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit