Transmetuar më 19-10-2026, 22:22

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço tha mbrëmjen e sotme se Policia e Shtetit ka sekuestruar pajisje gjurmuese GPS, të cilat përdoreshin nga protestuesit për të monitoruar lëvizjet e automjeteve të policisë në kryeqytet.

Ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Shtetit për këtë pretendim, Karamuço, tha:

“E dini që sot janë kapur GPS nga ana e Policisë së Shtetit që ju vendoseshin makinat e policisë për të parë se ku qarkullonin në Tiranë? GPS-ët ia vendosnin protestuesit makinave të policisë. Po pra, po, janë kapur sot në magazina…”, tha Karamuço në Euronews Albania.

Sipas tij pajisjet u gjetën gjatë kontrolleve policore.

Në këtë pikë, pretendimet e Karamuços shkuan edhe më larg. Sipas tij, zhvillimet në terren tregojnë se protesta nuk është spontane, por e organizuar përmes grupeve të mbyllura të komunikimit në rrjete sociale, ku jepen udhëzime direkte për aksionet operative.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit