Transmetuar më 19-10-2026, 19:49

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Një shkëputje e furnizimit me energji elektrike është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Për rreth dy minuta, e gjithë struktura spitalore ka mbetur në errësirë, përpara se energjia elektrike të rikthehej sërish në funksionim.

Incidenti ka ndodhur në një kohë kur pranë këtij spitali po marrin trajtim mjekësor persona të lënduar gjatë përplasjeve në protestat e ditës së sotme, efektivë policie, si dhe pacientë të tjerë që paraqiten për shkak të urgjencave civile apo ngjarjeve me armë zjarri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit