

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë vijuar edhe në zonën pranë Parkut Rinia në kryeqytet, ku situata mbetet e tensionuar.
Rreth orës 19:21, një grup manifestuesish është pozicionuar në këtë zonë dhe ka nisur të qëllojë me gurë në drejtim të mjetit ujëhedhës (autobotit) të Policisë së Shtetit.
Në përgjigje të këtyre veprimeve, efektivët e policisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin e protestuesve dhe për të marrë në kontroll territorin.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






