

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Vatra e tensioneve në kryeqytet është zhvendosur mbrëmjen e sotme drejt zonës së Medresesë, ku situata në terren vijon të mbetet dinamike.
Efektivët e Policisë së Shtetit po ndjekin hap pas hapi grupet e protestuesve për të marrë në kontroll akset rrugore. Zhvendosja e turmës pasoi incidentet e mëparshme, gjatë të cilave protestuesit u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe qëlluan me gurë në drejtim të forcave të rendit.
Për të përballuar situatën dhe për të shpërndarë turmën, efektivët përdorën sërish gaz lotsjellës, ndërsa veprimet operative për stabilizimin e rendit publik vazhdojnë në këtë zonë të kryeqytetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






