

Rikthehen tensionet pranë sheshit Skënderbej, fishekzjarrë drejt policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës
Tensionet janë rikthyer pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku pas disa orësh relative qetësie ka pasur sërish përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Sipas pamjeve dhe raportimeve nga terreni, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve.
Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për ta larguar nga zona.
Përplasjet kanë rikthyer tensionin në protestën e kësaj të hëne, e cila ka vijuar me lëvizje të grupeve të protestuesve në zona të ndryshme të qendrës së kryeqytetit.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të monitorojnë protestën dhe lëvizjet e demonstruesve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






