

Protesta, e cila sot është në ditën e shtatë, është shoqëruar momentalisht sërish me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në qendër të Tiranës.
Situata është përshkallëzuar gjatë lëvizjes së turmës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe sheshit “Skënderbej”.
Gjatë përplasjeve, policia ka qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve, ndërsa në zonë është përdorur edhe gaz lotsjellës dhe ujë nga autobotet për shpërndarjen e turmës.
Nga ana tjetër, drejt forcave të rendit janë hedhur breshëri fishekzjarrësh dhe bomba molotov. Policia ka vijuar të avancojë pas protestuesve, e mbështetur nga autobotet me ujë.
Gjatë incidenteve u është vënë flaka edhe disa koshave të mbeturinave, të cilët janë përdorur si pengesa në rrugë.
Përplasjet kanë vijuar në disa pika të qendrës së kryeqytetit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






