

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Mazhoranca qeverisëse ka nisur diskutimet për një paketë masash ndëshkuese ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë protestave që po zhvillohen në vend prej një jave, pas paralajmërimeve të bëra sot nga Kryeministri Edi Rama.
Në kuadër të kësaj pakete, po shqyrtohet propozimi për përfshirjen e personave të identifikuar si përgjegjës për dhunë në një ‘listë të zezë’ brenda sistemit TIMS, me qëllim kufizimin ose ndalimin e hyrjes së tyre në vendet e Bashkimit Europian.
Përveç këtij opsioni, masat e paralajmëruara nga kreu i ekzekutivit përfshijnë edhe përgjegjësi financiare për prindërit e të miturve që shkaktojnë dëme materiale gjatë tubimeve. Po ashtu, për studentët e përfshirë në akte dhune ndaj efektivëve të policisë parashikohet heqja e të drejtës për arsim falas, bursave dhe çdo mbështetjeje tjetër financiare shtetërore, ndërsa për arsimtarët që nxisin nxënësit drejt incidenteve parashikohet përjashtimi nga detyra.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






