

Situata është tensionuar më tej në zonën e Piacës, ku një grup protestuesish u ka vënë flakën disa kazanëve të mbeturinave.
Në fillim të rrugës së Durrësit pranë Muzeut Kombëtar, disa protestues goditën policinë me fishekzjarrë dhe ndezën zjarr në kazanët e mbeturinave për t’ia vënë barrikadë policisë. Policia iu kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit kanë drejtuar thirrje ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit: “O kriminela! Polici e krimit!”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve të policisë.

Momentalisht kazanët janë vendosur në rrugë dhe janë përdorur si pengesa, me synimin për të vështirësuar lëvizjen e forcave të Policisë drejt zonës ku ndodheshin protestuesit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






