Transmetuar më 19-10-2026, 18:35

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Tensione të reja janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet gjatë protestës së zhvilluar pranë godinës së Ministrisë së Brendshme.

Rreth orës 18:24, forcat e Policisë së Shtetit ndërmorën një ndërhyrje për të larguar nga bulevardi turmën e manifestuesve. Gjatë këtij aksioni për shpërndarjen e protestuesve, efektivët përdorën gaz lotsjellës.

Përballë ndërhyrjes së policisë, një grup i të rinjve u kundërpërgjigj duke hedhur lëndë piroteknike, përfshirë kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të kordonit të sigurisë. Gjithashtu, protestuesit përdorën rreze lazer me qëllim shpërqendrimin e efektivëve të rendit.

Pas ndërhyrjes kryesore të forcave të rendit, turma u fragmentua dhe manifestuesit u shpërndanë në disa drejtime, kryesisht drejt sheshit “Skënderbej” dhe rrugicave lidhëse në zonën e “Tajvanit”.

Situata mbetet në monitorim nga forcat e rendit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në qendër të kryeqytetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit