Transmetuar më 19-10-2026, 17:21

TIRANË, 19 tetor 2026 – Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 69 persona janë arrestuar, ndërsa 20 të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të veprimeve hetimore për protestën e zhvilluar të dielën në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e arrestuar dhe ata të proceduar dyshohen se kanë goditur me gurë dhe sende të forta punonjës të Policisë, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve publike dhe private.

Autoritetet bëjnë me dije se veprimet janë kryer në vijim të hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë tubimit.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të përfshirë apo mbi masat e mëtejshme procedurale ndaj tyre.

Njoftimi i Policisë së Tiranës “Tiranë/Në vijim të veprimeve hetimore për tubimin e zhvilluar dje, u arrestuan në flagrancë 69 shtetas dhe u proceduan penalisht 20 të tjerë, të dyshuar për goditjen me gurë dhe sende të forta të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike e private”, njofton Policia.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit