

Gazetari Basir Çollaku, ish këshilltar i Presidentit, ka publikuar pak më parë panje që thotë se janë shkrepur sot në aeroportin e Rinasit, të pajisjesh që njihen si top zëri me efekt të gjerë në sistemin e dëgjimit të njerëzve. Noa.al kërkoi informacion nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, i cili hodhi poshtë pretendimin e hedhur në publik.
Çollaku thotë se mbërritën në Rinas pajisjet LRAD (Long Range Acoustic Device) që njihen si Top zëri ose Top akustik me deri 3 kilometra efekt.
Gazetari sugjeron se kjo pajisje ndalohet në të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe evropiane ndërsa përdoret nga Izraeli dhe së fundi është parë të përdoret edhe në Beograd.
"Kjo pajisje klasifikohet te përdorimi i torturës", thotë gazetari, ndaj ka një këshillë për pjesëmarrësit në protestë:
"Protestues, ju lutem pajisuni me tapa për veshët nëpër farmaci! Tapa të mira për fuqi të lartë. Kufje me bllokues zhurme!
Po sjellin pajisjen izraelite që godet me radiofrekuencë! E përdorur dhe në protestat në Beograd.
Ndonëse ndalohet të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe europiane sepse klasifikohet te përdorimi i torturës".
I pyetur nga noa.al, zyrtari i Policisë së Shtetit, tha se bëhet fjalë për dy pajisje shihedhëse të kontraktuara muaj më parë që mbërritën sot në Rinas.
Ai mohon në mënyrë kategorike që pajisjet e ardhura të jenë të tilla siç pretendon gazetari.
Cilat janë efektet e LRAD:
Shqetësim auditiv: kur përdoret në modalitetin e “tonit të dhimbshëm”, emeton tinguj shumë të fortë (deri 150 dB) që shkaktojnë dhimbje në veshë.
– Dezorientim: ekspozimi ndaj tingujve të tillë mund të shkaktojë humbje përqendrimi, konfuzion dhe vështirësi në komunikim.
– Efekte fizike: dhimbje koke, marramendje, nauze, dhe në raste të zgjatura – dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm të dëgjimit.
– Efekt psikologjik: ndjenjë paniku dhe presion për t’u larguar nga zona e ekspozimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






