

Protestat, deputetja Sara Mila shfaqet e qeshur duke shkëmbyer lule me një police
Deputetja e Partisë Socialiste për Elbasanin, Sara Mila, u shfaq sot në këto pamje teksa qesh dhe përqafohet me një punonjëse policie, të cilës duket se i ofron lule.

Shfaqja e saj sot me këto imazhe vjen ndërsa protestat prej një jave kanë përfshirë vendin duke kërkuar rrëzimin e establishmentit dhe dorëheqjen e Ramës.
"Ky përqafim nga Elbasani është… sidomos për vajzën me uniformë që dje u përball me fyerje të rënda nga një vajzë tjetër dhe që më pas u bë shënjestër edhe e dhunës në rrjetet sociale", thotë Mila në fotot që shihni.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






