

PESHKOPI, 19 tetor 2026 – Tensione janë regjistruar këtë të hënë edhe në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë protestës policia ka tentuar të shoqërojë disa të rinj pjesëmarrës në demonstratë.
Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, të rinjtë kanë kundërshtuar shoqërimin, ndërsa rezistencë kanë bërë edhe personat që ndodheshin pranë tyre.
Situata është shoqëruar me momente tensioni mes protestuesve dhe punonjësve të policisë, teksa këta të fundit kanë tentuar të kryejnë shoqërimet.
Incidentet në Peshkopi vijnë në një ditë kur protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit janë raportuar edhe në zona të tjera të vendit.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi numrin e personave të shoqëruar apo arsyet konkrete të ndërhyrjes së policisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






