

Disa protestues kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur qëndrimin e tyre gjatë protestës para Kryeministrisë në Tiranë.
Siç shihet në pamjet filmike janë qytetarë që hedhin kartëmonedha para forcave policore te Kryeministria në shenjë kundërshtimi ndaj premtimit të kryeministrit Edi Rama më herët sot, që shpalli shpërblim 2500 për të gjithë policët që po aktivizohen kundër protestave të ditëve të fundit.
Një qytetar shihet duke hedhur dollarë në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë të rreshtuar para godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr edhe veprimi i një protestueseje, e cila është pozicionuar në rresht me forcat e rendit.
Ndryshe nga disa protestues të tjerë, të cilët janë shprehur me tone të ashpra ndaj efektivëve, ajo ka qëndruar përkrah tyre, në një moment të veçantë gjatë demonstratës.
Ngjarjet janë regjistruar gjatë protestës së sotme në kryeqytet, ku vijojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






