Transmetuar më 19-10-2026, 16:07

Policia e Tiranës tha sot se po gjurmon protestuesit që thotë se thyen një bankomat, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë dhe ka kapur një prej tyre, fëmijë, ndërsa po kërkon edhe të tjerë.

"Katër ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar.

I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen.

Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit