Transmetuar më 19-10-2026, 15:26

Një tjetër jetë gruaje në moshë fare të re u shua sot dhe kjo ka shkaktuar trishtim në komunitetin e bashkisë Klos.

Malvina Lala, punonjëse në administratën e bashkisë Klos,ndërroi jetë pas një beteje mëse dy vjeçare me sëmundje të rëndë.

Valbona Kola, kryetare e bashkisë Klos, duke njoftuar humbjen e koleges Malvina Avni Lala, thotë:

"Për dy vite me radhë, Malvina u përball me forcë dhe kurajë me një sëmundje të pabesë, duke luftuar deri në fund.

Sot, dhimbja për humbjen e saj është e madhe, por do të mbeten të paharruara buzëqeshja, shpirti i saj i çiltër, natyra plot gjallëri dhe përkushtimi në punë."

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit