Transmetuar më 19-10-2026, 15:00

TIRANË, 19 tetor 2026 – Përplasjet mes protestuesve dhe policisë gjatë protestës studentore në Rrugën e Durrësit në Tiranë kanë shkaktuar edhe plagosjen e një gazetari grek.

Sipas informacioneve paraprake, gazetari dyshohet se është goditur nga një prej gurëve të hedhur në drejtim të forcave të policisë gjatë tensioneve të krijuara në protestë.

Pas incidentit, ai është marrë nga shërbimi i urgjencës dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gazetari ka pësuar dëmtime në vesh, por është i vetëdijshëm dhe komunikon.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende për t’u sqaruar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit