Transmetuar më 19-10-2026, 14:10

Ngjarja ndodhi në rrugë, pranë banesës së familjes Islami. Selam dhe Nazmi Islami humbën jetën, ndërsa vëllai i tretë ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës. Dy prej vëllezërve kishin biznes, ndërsa tjetri ishte emigrant

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë në Bathore, ku dy vëllezër u vranë me armë zjarri dhe një i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të reja, autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, dhe tre vëllezërit Islami ishin fqinjë. Ngjarja ka ndodhur në rrugë, pranë banesës së familjes Islami, pas një konflikti mes palëve.

Raportohet se shkak për sherrin që nisi sot dhe degradoi në krim dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve.

Viktimat janë Selam Islami 30 vjeç dhe dhe Nazmi Islami, 48 vjeç, ndërsa vëllai i tretë, Shefqet Islami, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur.

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në gjoks dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e deritanishme, dy prej vëllezërve merreshin me biznes, ndërsa vëllai tjetër ishte emigrant.

Policia ka bërë të ditur se konflikti mes Ngushëllim Manzit nga rrethinat e Tiranës dhe tre vëllezërve nga Kukësi u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit. Manzi, rreth 40 vjeç dhe punonjës i Policisë Ushtarake, u kap dhe u arrestua pas ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një pistoletë, e dyshuar si arma e përdorur në krim.

Hetimet vijojnë për të sqaruar shkakun konkret të konfliktit mes fqinjëve dhe dinamikën e plotë të vrasjes së dyfishtë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit