

Dy vëllezër vriten me armë në Bathore, plagoset edhe vëllai i tretë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Bathores, në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre vëllezërve.
Viktimat janë Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa vëllai i tyre ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, i cili raportohet se është ushtarak.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivi i saj nuk janë ende të qarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për dinamikën e krimit dhe gjendjen e personit të plagosur.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






