Transmetuar më 19-10-2026, 12:31

Kryeministri Edi Rama bëri një dalje të tretë publike pak më parë, ku bëri kërkesë publike ndaj policëve që të ushtrojnë forcën ndaj atyre që i quajti gurëhedhës dhe zjarrvënës.

Në të njëjtën kohë Kryeministri u kërkoi durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë.

Në mesazhin e tij Rama i vlerëson policët si më të mirët e këtyre ditëve, kur shprehet: "Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian". /noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit