Transmetuar më 19-10-2026, 12:15

TIRANË — Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një përditësim të ri lidhur me numrin e personave që kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e kryeqytetit si pasojë e përplasjeve gjatë protestave.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë ditës së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) kanë marrë shërbim mjekësor urgjence gjithsej 31 persona të lënduar:

21 efektivë të Policisë së Shtetit;

5 protestues (2 prej të cilëve po kryejnë ekzaminime dhe konsulta të mëtejshme);

4 qytetarë kalimtarë;

1 përfaqësuese e medias, e cila vijon të jetë e shtruar.

Nga data 13 tetor e deri më tani, numri i përgjithshëm i personave që vijojnë të marrin mjekim spitalor në SUT mbetet 14, ku përfshihen 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.

Gjithashtu, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur gjatë ditës së djeshme 5 persona të lënduar, prej të cilëve 2 efektivë policie dhe 3 protestues.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit