Transmetuar më 19-10-2026, 12:04

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, menjëherë pas daljes nga ambientet e këtij institucioni ku u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha e cilësoi kreun e SPAK-ut si një kundërshtar të procesit demokratik dhe të votës së lirë, ndërsa bëri të ditur se përpara se të largohej nga godinat e prokurorisë kishte lënë një shënim zyrtar të drejtuar drejtpërdrejt Altin Dumanit.

Në fjalën e tij për mediat, kryetari i PD-së u shpreh:

"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë shtypi pasi dola nga Skapi i partisë. Gjatë qëndrimit aty, i paraqitur në përputhje me ligjin, lashë shënimin: Altin Gjokës Troplinit Hajrit Dumanit, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron."

Lideri i opozitës vijoi deklaratat e tij duke akuzuar strukturat e posaçme për mbrojtje politike ndaj mazhorancës dhe për mbylljen e dosjeve që lidhen me tjetërsimin e vullnetit të votuesve në zgjedhje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit