

RUBIK — Vala e revoltave rinore e qytetare është përshkallëzuar sërish në veri të vendit, ku protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës kanë bllokuar hyrjen kryesore për në Rrugën e Kombit.
Në vijim të bojkotit të procesit mësimor nga nxënësit e Mirditës, protestat janë zhvendosur në qytetin e Rubikut. Të rinjtë kanë zbritur në aksin kombëtar duke ndezur zjarr me goma makine dhe duke bllokuar tërësisht qarkullimin e mjeteve, ndërsa lëshonin thirrjet e njëpasnjëshme “Rama, jep dorëheqjen!”.
Pas bllokimit të rrugës, situata është përshkallëzuar me shpejtësi edhe pranë godinës së Bashkisë Kurbin. Manifestuesit, të cilët janë shfaqur të pambuluar me maska, kanë goditur godinën e institucionit vendor me gurë dhe bomba molotov.
Situata në terren në të gjithë zonën mbetet mjaft e tensionuar, ndërsa forcat e policisë po përpiqen të marrin në kontroll pikat e bllokuara të qarkullimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






