

ATHINË — Mësuesit, pedagogët, nxënësit dhe studentët në Greqi po bëhen gati për të zhvilluar një grevë të përgjithshme 24-orëshe ditën e mërkurë, më 21 tetor, me kërkesë kryesore përmirësimin e kushteve në sistemin arsimor dhe rritjen e sigurisë në shkolla e universitete.
Krahas ndërprerjes së punës, organizatorët kanë njoftuar mbajtjen e tubimeve masive në disa nga qytetet kryesore të vendit:
Athinë: Grumbullimi kryesor do të zhvillohet në sheshin "Propylaia" në orën 12:00.
Selanik: Protesta është planifikuar të nisë në orën 11:30.
Samos: Tubimi do të fillojë në orën 11:00 në sheshin "Pythagoras" në Vathi, ku u është bërë thirrje prindërve dhe nxënësve t’i bashkohen marshimit.
Mësuesit dhe sindikatat e arsimit kanë paraqitur një sërë kërkesash ekonomike dhe sociale përballë qeverisë greke:
Rritje të pagave në masën 20%;
Rikthimin e pagave të 13-ta dhe të 14-ta;
Masa të drejtpërdrejta mbështetëse për strehimin e arsimtarëve;
Transport publik falas për mësuesit për në institucionet arsimore dhe anasjelltas.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






