Transmetuar më 19-10-2026, 11:11

TIRANË — Struktura e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare në Policinë e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Infrastruktura”, duke vënë në pranga një 23-vjeçar të akuzuar për tregtim të mallrave të kontrabanduar dhe pajisjeve teknologjike për protestuesit.

Në pranga ra shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në kryeqytet, i cili u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët” ndërsa po u shiste pjesëmarrësve në protestë 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në një magazinë pa dokumentacion në rrugën “Kol Koçi”, policia sekuestroi mbi 450 artikuj të ndryshëm ushtarakë, elektronikë dhe vëzhgimi:

239 dronë të madhësive të ndryshme;

75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të madhe sferash metalike;

44 telefonë celularë dhe 17 Powerbank;

Detektorë e lokalizues: Pajisje K-68 për zbulimin e GPS/kamerave, detektorë RFGS, syze me videoregjistrues, drynë elektronikë me GPS dhe pajisje DVR;

Aksesorë të tjerë: Lazera, elektrikë dore, ora inteligjente, si dhe çanta me hapje me gjurmë gishtash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale të kontrabandës, fshehjes së të ardhurave dhe ushtrimit të aktivitetit tregtar të paligjshëm.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit