Transmetuar më 19-10-2026, 11:00

TIRANË — Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar një bilanc të përditësuar mbi gjendjen shëndetësore të personave që kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet.

Sipas të dhënave zyrtare, në pavijonet e Spitalit të Traumës — kryesisht në atë të Ortopedisë — po marrin trajtim mjekësor 14 persona.

Mes pacientëve të shtruar numërohen pesë efektivë të Policisë së Shtetit, katër qytetarë kalimtarë, katër protestues, si dhe një gazetare e cila pësoi lëndime gjatë raportimit nga terreni.

Spitali bën me dije se asnjë prej të lënduarve nuk ndodhet në reanimacion, ndërsa vetëm një pacient i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja shëndetësore e të gjithë të shtruarve raportohet të jetë stabilizuar dhe paraqitet e mirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit