

Rama: Pjesëmarrësit të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata
Tiranë – Kryeministri Edi Rama u shfaq sërish pak më parë përmes një postimi në Facebook, i cili dominon nga paralajmërime për protestuesit.
“Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik”, shkruan Rama.
Kryeministri u kërkon qytetarëve të tregojnë durim dhe, sipas tij, të mos bien pre e presionit të “manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike”.
Rama ka gjithashtu një paralajmërim për pjesëmarrësit në protesta, duke kërkuar që ata të distancohen nga personat që përdorin dhunë.
“Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata”, shprehet ai.
Sipas kryeministrit, personat që përfshihen në akte dhune do të përballen si me pasoja ligjore, ashtu edhe financiare.
“Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre”, shkruan Rama.
Në fund, kreu i qeverisë shprehet i gatshëm për dialog, por përjashton nga ky komunikim personat e përfshirë në dhunë dhe partitë politike që nuk distancohen prej saj.
“Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, përfundon Rama.
Deklarata e plotë:
Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.
Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.
Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.
Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






