

Të rinjte në Shkodër kane filluar marshimin në rruget e qytetit me thirrjen "Rama jepe dorëheqjen".
Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Shkodër ka nisur kështu në ditën e shtatë të tubimeve dhe marshimeve rinore që kanë përfshirë vendin.
Protestuesit janë ndalur para Bashkisë Shkodër ndërsa më pas kanë vijuar marshimin në qytet.
Ata tregojnë se kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste.
Aktualisht në terren janë dislokuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën.
Në një ndalesë përpara Bashkisë Shkodër, studentët u kanë kërkuar efektivëve të heqin kapelet dhe t’u bashkohen në marshimin e tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






